ShowBiz
Tristan Thomspon e pranon, ka tradhtuar Khloe Kardashianin për muaj me radhë
Demokracia
14:51 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Tristan Thompson e ka pranuar hapur tradhtinë ndaj Khloe Kardashian dhe ka thënë se “lidhja” e tij me nënën e fëmijës së tretë, ishte e bazuar vetëm në marrëdhënie seksuale. Lojtari i NBA kishte lidhjen e tij intime me ish-trajneren e tij personale Maralee Nichols, 31 vjeç, megjithëse atësia e djalit të vogël që ajo lindi më 1 dhjetor ende nuk është përcaktuar.

Por ndërsa Thompson tha se ata kishin pasur raporte intime në festimet e ditëlindjes së tij të 30-të në mars – rreth kohës kur ai ishte ende me Khloe – ai tani po pranon se ishte takuar me Maralle prej muajsh.

Në dokumentet gjyqësore të marra nga DailyMail.com, Thompson tha se ai komunikonte me Nichols përmes “Snapchat” nën emrin e përdoruesit ‘blkjesus00’, duke diskutuar vetëm se kur dhe ku do të takoheshin.

Çështja se ku dhe kur u ngjiz foshnja është e rëndësishme sepse Nichols dëshiron të padisë për atësinë në Kaliforni ndërsa Thompson kërkon që padia të trajtohet në Houston, Teksas, ku avokatët e Nichols thonë se ai ka të ngjarë të paguajë më pak mbështetje për fëmijët.

Nichols pretendon se dyshja u takuan në Kaliforni dhe ishin të lidhur për pesë muaj përpara se ajo të mbetej shtatzënë dhe Thompson i ofroi asaj 75,000 dollarë për të bërë një abort.

Të ngjashme