Sport
Trippier s’mund ta refuzojë ofertën e majme të Newcastle, i jep lamtumirën Atleticos dhe bëhet gati të rikthehet në Angli
Demokracia
15:02 | 03 Janar 2022

Share:

Kieran Trippier pritet ta mbyll aventurën e tij në La Liga pas dy vjetësh e gjysmë dhe të rikthehet në Premierligë, nga ku u transferua.

Mbrojtësi i Atletico Madridit sipas raportimeve në Ishull, thuhet se do të jetë transferimi i parë i Newcastle Unitedit, klub ky që u ble nga sheikët arab, përcjell Demokracia.com.

Trippier ka vendosur të pranojë ofertën e Newcastle Unitedit e cila raportohet të jetë rreth 7.5 milionë funteve në vit.

Reprezentuesi anglez dha sinjale të qarta se po largohet nga “Wandametropolitano” kur u dha një përshëndetje lamtumirëse tifozëve të Atleticos pas fitores 2-0 ndaj Rayo Vallecanos.

Newcastle ka vënë në shënjestër Trippierin që kur u morën nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite dhe duket i gatshëm për ta bërë ish-lojtarin e “Spurs” lojtarin e tyre më të paguar.

Kieran Trippier para Atletico Madridit ishte pjesë e Tottenham Hotspur. /Demokracia.com/

Të ngjashme