Është mbyllur trileri prej shtatë golave të shënuar ndërmjet Llapit dhe Arbërisë.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ka qenë nikoqir i Arbërisë së Dobrajë në mesditën e sotme, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës i takoi Llapit me rezultat 4:3.
Për llapjanët golat i shënuan Kreshnik Bahtiri (autogol, ‘3, ’19), Muhamet Hyseni (’52) dhe Ahmed Januzi (’86).
Kurse, për skuadrën nga Lipjani shënuan Marclei (’14, ’59) dhe Dior Zabërgja (’88).
Me këtë fitore, Llapi ngritët në vendin e pestë në tabelë me 33 pikë, kurse Arbëria mbetet në vendin e tetë me 27 sosh. /Demokracia.com