Lajme
Tri vjet nga kërkesa e Luginës për përfshirje në dialog, Mustafa: Kërkesa tani është e pakthyeshme
Demokracia
19:59 | 14 Korrik 2021

Share:

Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës dhe nënkryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa, ka përkujtuar 3 vjetorin e aprovimit të Deklaratës Politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës i përbërë nga përfaqësuesit politikë e institucional të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mustafi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo deklaratë e përbashkët ka nxitur diskutim në faktorin ndërkombëtar dhe gjithashtu e bëri të pakthyeshëm çështjen e shqiptarëve të Luginës në dialog, përcjell Demokracia.com.

“Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkoi; “nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë”. Ky akt politik, përveç që nxiti një diskutim mirëfilli në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar, gjithashtu, e bëri fakt të pakthyeshëm Luginën e Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Mustafi.

Postimi i plotë i Mustafit, pa ndërhyrje:

TRE VJET NGA KËRKESA E PËRBASHKËT, LUGINA E PRESHEVËS NË DIALOGUN KOSOVË – SERBI

Sot bëhet tre vite nga kur është aprovuar Deklarata Politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës i përbërë nga përfaqësuesit politikë e institucional të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kuvendi konstatoj se “pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkoi; “nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë”.

Ky akt politik, përveç që nxiti një diskutim mirëfilli në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar, gjithashtu, e bëri fakt të pakthyeshëm Luginën e Preshevës në dialogun Kosovë – Serbi.

Lugina e Preshevës nuk guxon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme