Lajme
Tri vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit, vajza e tij bën një shkrim prekës: Kaluan sikur në ferr
Demokracia
10:30 | 04 Nëntor 2023

Share:

Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka bërë një shkrim prekës për babain e saj, që po mbahet në paraburgim në Hagë, qe tri vjet. Ai ishte arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020, raporton Express.

Krasniqi ka shkruar se këto tri vite kanë kaluar “sikur në ferr”, derisa ka thënë se nuk e ka besuar se “parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta”.

Në këtë “dhomë”, ka thënë se i festuan ditëlindjet, sukseset, fejesën, martesën dhe se si në po atë dhomë e mori lajmin se do të bëhej gjysh.

“Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.  Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë. Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.   Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar Krasniqi.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ishte arrestuar nga hetues të Prokurorisë Speciale më 4 nëntor dhe të njëjtën ditë ishte tranferuar për në Hagë.

 

Të ngjashme