Sport
Tri super ndeshje në Superligën e Kosovës sot, vëmendja në Klinë
Demokracia
08:47 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Në program të Superligës së Kosovës në futboll janë tre ndeshje tepër interesante.

Vemendja kryesore do të jetë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, e cila zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.

Kryeqytetasit aktualisht janë në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, një më shumë se skuadra e Dukagjinit, e cila renditet e gjashta në tabelë.

Në stadiumin e qyteti në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Fushë Kosovës.

Kampioni në fuqi, është lidere e Superligës me 35 pikë, ndërsa Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit me 10 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dritës dhe Feronikelit

“Intelektualët” janë në pozitën e tretë të tabelës me 25 pikë, kurse skuadra nga Drenasi është në vendin e tetë me 15 pikë.

Të tri këto takime zhvillohen nga ora 13:00.

Të ngjashme