Lifestyle
Tri shenja që tregojnë se një person është i mirë për ju dhe iu ndihmon në rritjen tuaj personale
Demokracia
07:29 | 17 Shtator 2021

Share:

Gjatë jetës ne takojmë njerëz të ndryshëm, disa prej të cilëve janë të mirë për ne dhe na ndihmojnë që të rritemi, ndërsa disa të tjerë përqojnë negativitet tek ne, e nga këta të fundit bëjmë mirë që të largohemi sa më shpejt.

Gjatë kohës së bllokimit për shkak  të pandemisë, kemi mësuar të rrethohemi me njerëz që kanë rëndësi për ne, pra me familjen tonë dhe miqtë e vërtetë.

Devina Kaur, një folëse frymëzuese, drejtuese radioje, producente dhe autore e një libri të vetëndihmës thotë se edhe pse të gjitha marrëdhëniet janë të rëndësishme, ato të duhurat kanë aftësinë të na fuqizojnë, shkruan Indianexpress, transmeton klankosova.

Ka tri gjëra që tregojnë se një person është i mirë për ju dhe iu ndihmon në rritjen tuaj personale:

1.Të njohurit dhe të pranuarit

Merrni një moment për të menduar për të gjitha pjesët e vetes që keni njohur dhe që keni mësuar të pranoni përmes udhëtimit të njohjes së vetes dhe të kuptoni se cilat janë pëlqimet, mospëlqimet dhe gjithçka që përfshin unin tuaj.

2.Të ndihesh rehat për të zbuluar veten

Sipas Kaur, udhëtimi drejt dashurisë për veten është vetë dashuria. Pavarësisht nëse partneri juaj vjen me ju për të parë një film ose insiston t’ju shoqërojë për pazar, njerëzit që janë të ngazëllyer për të kaluar kohë me ju, do të bëjnë gjithçka që munden për të qenë pranë jush sa më shpesh të jetë e mundur.

Kjo ju siguron rehatinë për të qenë pikërisht ai që jeni sepse ata ju pranojnë si të tillë dhe kjo vetëm do të forcojë aftësinë tuaj për të zbuluar veten pa ndier turp apo faj.

3.Dikush që respekton kufijtë tuaj

Dikush që është vërtet i mirë për ju do të mbështesë dhe respektojë individualitetin tuaj pavarësisht gjithçkaje. Ata do të respektojnë kufijtë tuaj dhe do t’ju fuqizojnë të shfaqni potencialin tuaj.

Këta njerëz shpesh e kuptojnë se hapësira dhe distanca mund të jenë të nevojshme që ju të lulëzoni dhe kurrë nuk do t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë për këtë.

Të ngjashme