Lajme
Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.
Demokracia
12:41 | 25 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës njofton se kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje, përgjatë 24 orëve të fundit.

Mbrëmë në Fushë-Kosovë, rreth orës 18:00 është arrestuar një  burrë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, pasi që kishte marrë lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë, 23.03.2021 – 18:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij -kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Në konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në mbrëmjen e së mërkurës, në Podujevë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i bashkëshortit.

Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“Podujevë, 24.03.2021 – 19:39. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar- vëlla i bashkëshortit të saj. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Dje në Istog rreth orës 14:00 është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

“Istog, 24.03.2021 – 14:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia/

Të ngjashme