Lajme
Tri raste të dhunës në familje brenda 24-orëve
Demokracia
10:37 | 15 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunë në familje kanë ndodhur në Ranilluk dhe Prizren.

Në Prizren është arrestuar një person i cili nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren, 14.03.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti tjetër në qytetin e Prizrenit ka ndodhur në ora 20:56, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Prizren, 14.03.2022-20:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Dhunë në familje ka pasur edhe në qytetin e Ranillukut, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.

“Ranilluk 14.03.2022-01:00-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme