Lajme
Tri raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve në Kosovë
Demokracia
09:25 | 01 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar tri raste dhunës familje 24 orët e fundit, shkruan Demokracia.com. 

Sipas raportit të policisë, mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike kundër bashkëshortes.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 28.02.2021 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes tij).Viktima është udhëzuar për urdhër mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me  urdhër  prokurorit i dyshuari është dërguar mbajtje”, thuhet raportin e policisë. 

Policia njofton se dje Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje mes dy meshkujve familjarë, ka ardhur deri tek përleshja fizike.  

dyshuarit janë dërguar mbajtje për 48 orë, njofton policia 

“Gjakove 28.02.2021 – 17:00. Pas një  mosmarrëveshje verbale ka ardhur deri tek përleshja fizike ndërmjet tre   dyshuarve meshkuj kosovarë, relacioni familjare   mes tyre  . Pas intervistimit me urdhër   prokurorit tre   dyshuarit dërgohen   mbajtje për 48 orë”, thuhet raport. 

Rasti i tretë i dhunës familje, siç njofton policia, ka ndodhur Skenderaj, ku burri ka ushtruar dhunë fizike kundër gruas tij. 

Sipas raportit thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar tretman mjekësor. 

“Skenderaj 28.02.2021 – 04:00.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës  kosovare (bashkëshortes tij).Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor spitalin rajonal Mitrovicë. Me urdhër  prokurorit i dyshuari është dërguar mbajtje”, përfundon raporti./Demokracia

Të ngjashme