Lajme
Tri pyetje e një ese| Pesë kandidatët për gjyqtar në Kushtetuese testohen me shkrim
Demokracia
21:23 | 19 Maj 2023

Share:

Pesë kandidatë po garojnë për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ramadan Gashi, Hasan Shala, Emrush Kastrati, Bardhi Bokshi dhe Selman Ymeri të premten iu nënshtruan testit me shkrim për këtë pozitë, derisa javën e ardhshme pritet edhe intervistimi me gojë.

Përpilimi i pyetjeve u bë nga komisioni përkatës në krye me deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi, derisa i tërë procesi u monitorua edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, njofton Klan Kosova.

Ky proces kishte dështuar dy herë radhazi, ndërsa herën e tretë vetëm njëri kandidat kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Të ngjashme