Ardon Jashari ka ngjallur interesim nga shumë klube në Evropë, sidomos nga kampionatet më të forta evropiane.
Vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm, duke bërë që Club Brugge të kërkojë një tarifë të konsiderueshme transferimi.
Mesfushori 22-vjeçar fillimisht u ble nga Club Brugge nga FC Luzern për 6 milionë euro.
Megjithatë, paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, e kanë ngritur vlerën e tij në treg në 25 milionë euro.
Mësohet se Roma nga Serie A është e fundit që ka shprehur interesim, ndërsa aty qëndrojnë edhe Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt nga Budnesliga.
Jashari mund të transferohet vetëm nëse ofrohen 30 deri në 35 milionë euro.
Jashari, i cili ka kontratë me Club Brugge deri në vitin 2029, më herët ishte kërkuar nga Manchester United, Atalanta dhe Juventus.