Lajme
Tri fusha ku SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime për Ukrainën
Demokracia
16:39 | 06 Mars 2022

Share:

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield të dielën identifikoi tri fusha ku Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrë hapa shtesë për të rritur presionin ndaj Rusisë ndërsa lufta e saj në Ukrainë po vazhdon: ndalimi i importeve të naftës ruse, shpallja e krimeve të luftës dhe të ndihmojnë në dërgimin e avionëve luftarakë polakë në Ukrainë.

Në një intervistë për ABC News, Thomas-Greenfield tha se Presidenti Biden ishte në diskutim me aleatët e NATO-s për një ndalim të mundshëm të importeve të naftës ruse.

“Presidenti po punon me këshilltarët e tij, këshilltarët e sigurisë, si dhe këshilltarët e tij të energjisë, se si të adresohen këto çështje,” tha ajo, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë është e ndërgjegjshme se si një ndalim i tillë mund të ndikojë në çmimet e gazit.

Ambasadorja gjithashtu tha se SHBA ka qenë në konsultime të ngushta me qeverinë polake, si dhe me aleatët tanë të tjerë të NATO-s, mbi nocionin e lehtësimit të transferimit të avionëve luftarakë të epokës sovjetike nga Polonia në Ukrainë.

“Ne nuk e kemi kundërshtuar në asnjë mënyrë që qeveria polake t’i ofrojë këto avionë Ukrainës dhe ne po punojmë, siç vutë re, për të parë se si mund t’i plotësojmë ato,” tha ajo.

Dhe ajo tha se SHBA-ja po punonte me partnerët për të mbledhur dhe ofruar informacion mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Putin.

“Çdo sulm ndaj civilëve është një krim lufte,” tha ajo.

Në fillim të kësaj jave, Biden nuk i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë një krim lufte.

Të ngjashme