Sport
Tri ekipe e udhëheqin kampionatin në Shqipëri
Demokracia
10:28 | 20 Janar 2025

Share:

Partizani, Dinamo dhe Vllaznia udhëheqin renditjen e Superiores. 

Këto skuadra ruajtën ritmin me fitoret e arritura të dielën dhe janë në të njëjtën kuotë pikësh, 37.

Partizani mundi 2-0 Teutën në Durrës ndërsa Dinamo mundi 3-1 Elbasanin.

Edhe pse pritëse, skuadra kryeqytetase luajti në fushë kundërshtare, pasi takimi u zhvillua në Elbasan Arena, shkruan Klan.

Vllaznia triumfoi 4-0 me Skënderbeun në Korçë.

Balaj realizoi 3 herë dhe kryeson me 13 gola klasifikimin e golashënuesve.

Këto ndeshje mbyllën javën e 21 të Superiores.

Të ngjashme