Lajme
Tri doza për të hyrë në Kosovë | zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoni kërkon të ndryshohet ky vendim
Demokracia
14:10 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka thënë se kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht nuk ka asnjë peshë për momentin dhe ka kërkuar që të rishqyrtohet ky vendim.

Hasani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se  nuk po arrin të kuptoj veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, përcjell Demokracia.com.

“Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në  vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj”, ka shkruar ai ditën e djeshme.

Kujtojmë se nga 22 janari në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID. Me masat e reja parashihet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë : Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19.

Postimi i plotë:

Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” është lart poshtë e njëjtë.

Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron?

Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në  vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj.

Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht./Demokracia.com/

Të ngjashme