Në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të përfaqësohet nga tri deputete gra, të cilat për shumë mandate ishin të zgjedhurat e popullit.
Besa Gaxherri, Doruntinë Maloku dhe Lirije Kajtazi janë tri gratë që këtë herë mbetën jashtë Kuvendit të Kosovës.
Nga të tria, Maloku ka marrë më së paku vota.
Doruntinë Maloku ka arritur që të sigurojë vetëm 3 mijë e 522 vota.
Besa Gaxherri ka siguruar vetëm 5 mijë e 304 vota.
Lirije Kajtazi ka arritur që të sigurojë vetëm 5 mijë e 444 vota.
LDK është radhitur në vendin e tretë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo ka mbetur larg prapa LVV-së dhe PDK-së.
Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, LDK do të përfaqësohet me 15 deputetë.