Sport
Tri barazime në katër ndeshjet e fundit në Premierligë, Tuchel ia lë fajin Covid-19
Demokracia
10:56 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Skuadra e Chelseat ka hyrë në një ecuri të luhatshme të rezultateve në ndeshjet e fundit në kampionatin elitar anglez.

“Blutë” e Londrës së fundmi regjistruan barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit në Premierligë, duke ngecur prapa në luftë për titull të kampionit, përcjell Demokracia.com.

Chelsea të mërkurën mbrëma u ndal me barazim 1:1 edhe nga Brightoni në mes të Londrës, duke lëshuar fitoren nga duart në minutën e parë shtesë.

Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel pas kësaj ndeshjeje u deklarua rreth ecurisë së skuadrës së tij, duke ia lënë fajin rasteve me COVID-19 në skuadër.

“Lojtarët po kthehen nga Covid. Ata po luajnë, luajnë, luajnë. Unë gjithmonë do t’i mbroj lojtarët e mi. Ne duhet ta tretim këtë dhe pastaj do të shohim përpara”.

Trajneri gjerman madje e përjashtoi skuadrën e tij nga gara për titull të kampionit.

“Ne kemi pesë ose gjashtë lojtarë jashtë për gjashtë ose më shumë javë. Si duhet të konkurrojmë në një garë për titull”, tha Tuchel në një intervistë pas ndeshjes.

Chelsea pas 20 ndeshjeve në kampionat ka grumbulluar 42 pikë në vendin e dytë, tetë më pak se Manchester City që është lider. /Demokracia.com/

Të ngjashme