Ju mund të keni dëgjuar që nëse mban lidhëset e flokëve në dorë mund të dëmtojë shëndetin tuaj, por mund të mos i keni kushtuar shumë vëmendje kësaj. Rezulton se kjo nuk është vetëm një histori tmerri nga mjekët, por një realitet dhe këto fjalë duhet të merren seriozisht.
Ja çfarë mund të ndodhë nëse mbani në dorë lidhëset e flokëve.
Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut
Kur vendosni një lidhëse në kyçin tuaj, ju mbërtheni enët e gjakut. Kjo ndërhyn në lëvizjen normale të gjakut në trup. Si rezultat, ju mund të zhvilloni sindromën e tunelit të kyçit të dorës e cila manifestohet në dhimbje të zgjatur dhe mpirje të gishtërinjve.
Mund të çojë në një infeksion të rrezikshëm për jetë
Rezulton se kur mbani një lidhëse flokësh në kyçin tuaj për një kohë të gjatë, ajo dëmton lëkurën për shkak të fërkimit dhe shtypjes që shkakton. Bakteret nga vetë brezi elastik dhe nga lëkura mund të futen në këtë plagë dhe ta infektojnë gjakun.
Mund të prishë pamjen tuaj
Po, nuk ka llogari për shijen, por të vendosësh lidhëset e flokëve në kyç nuk është më në modë. Do të ishte shumë më mirë të zgjidhni një byzylyk apo orë elegante që do t’i përshtatet më mirë pamjes suaj. /Demokracia.com/