Lajme
Tri aplikime në KQZ për certifikim, Lista Guxo në Ferizaj kërkon që të garojë pa LVV-në
Demokracia
13:08 | 09 Korrik 2021

Share:

Tri aplikime janë bërë deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i KQZ-se, Valmir Elezi i cili ka treguar se nga kush janë bërë aplikimet.

Elezi ka konfirmuar se Inicivativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për ceritifkim në zgjedhjet në Ferizaj, kjo pas debatit që u bë mes anëtarëve të këtij subjekti se do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; – Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut; dhe – Iniciativa Qytetare Lisa Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, tha ai për Demokracia.com.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë pritet që të mbahen më 17 tetor.

Ndërkaq, partitë politike në vend kanë të drejtë që të aplikojnë për t’u certifikuar deri më 16 gusht./Demokracia.com/

Të ngjashme