Më siguri shumicës nga ju, ju ka ndodhur të vëreni se lëkura në shputat e këmbës, kohë pas kohe forcohet dhe bëhet e varur dhe me kallo.
Kjo gjë përbën një shqetësim të vazhdueshëm, pasi përpos që duket keq, edhe të jep një ndjesi të keqe. Arsyeja për këtë janë shtresat e vdekura të lëkurës të cilat duhet hequr, transmeton Demokracia.com
Tretmani që po ju këshillojmë, është shumë më i lirë se sa shumica e kremave që mund të gjeni në kozmetika e barnatore dhe poashtu shumë më efikas.
Limoni dhe aspirina janë përbërës të lirë dhe jo agresiv për lëkurën tuaj, duke parandaluar në të njejtën kohë edhe aromën e pakëndshme të këmbëve, një tjetër problematikë.
Përdorimi i kësaj recete parandalon edhe problemet nga myku apo kërpudhat bakteriale.
Përbërësit që ju nevojiten janë vetëm 5 kokrra aspirina si dhe lëngu i një limoni.
Vendosini 5 aspirinat në një enë për shtypjen e hudhrave dhe shtypini derisa të kthehen në pluhur.
Nëse nuk e keni këtë enë, lagini aspirinat që të zbuten dhe shtypini me një pirun. Shtoni aty lëng të një limoni dhe përziejini derisa të arrini një masë homogjene.
A jeni gati të ekspozoni këmbë të bukura? Fërkojini këmbët me këtë përzierje dhe mbajeni për 5-10 minuta.
Pas shpëlarjes me ujë të vakët, përdorni krem hidratues. Duhet ta ktheni këtë përbërës në rutinën tuaj të bukurisë për këmbët e do të shikoni ndryshimin./Demokracia.com/