KB Peja është mposhtur në ndeshjen e katërt në shtëpi nga Trepça me rezultat 76-81, duke u eliminuar nga Art Motion Superliga e Kosovës në basketbollin kosovar.
Më i disponuari për këtë ndeshje ishte ylli mitrovicas, Drilon Hajrizi i cili barti në super Minatorët duke i udhëhequr drejt finales së Play Offit për edicionin 2021/22.
Trepça kishte fituar dy ndeshje në shtëpi, dhe një ndeshje në udhëtim duke e dërguar skuadrën në finale.
Finalja e zjarrtë do të jetë në mes të Yllit dhe Trepçës, dy ndeshjet e para do të zhvillohen në Suharekë, me Xhebrailat që kanë përparsi terenin vendas.