KB Trepça është përforcuar me ish-basketbollistin e NBA, Rodney Pursiv.
“Minatorët” kanë zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan përmes faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Basketbollisti Pursiv ishte pjesë e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA gjatë vitit 2018 sa ishte pjesë e Orlando Magic.
Pursiv së fundmi ishte pjesë e skaudrës nga Ukraina, Cherkaski Mavpy.
Kujtojmë se Trepça para pak kohësh triumfoi në Kupën e Kosovës në basketboll pas dhjetë vjetësh.
“Xehtarët” me këtë përforcim duket se po e synojnë seriozisht titullin e kampionit. /Demokracia.com/