Sport
Trepça dhe Vjosa inkuadrohen në Superligën e futsallit
Demokracia
21:15 | 24 Maj 2022

Share:

Trepça nga Mitrovica dhe Vjosa nga Shtimja janë dy anëtaret më të reja të Superligës së Kosovës në futsll.

Këto dy ekipe u takuan në javën e fundit të kampionatit, e ku pas një loje tejet interesante që u zhvillua në praninë e 1500 tifozëve në Shtime, në fund ndeshja u mbyll baras 7:7.

Pas këtij spektakli të dyja ekipet u ndanë të kënaqura si me lojën, ashtu edhe me rezultatin, pasi e siguruan inkuadrimin në elitën e futsallit.

Ky epilog e nxjerri Trepçën kampione, derisa Vjosën nënkampione.

Pas ndeshjes u ndanë medaljet dhe kupa për ekipin kampion, e të cilat i dorëzuan Hysni Gjinovci, Rasim Gimolli, Agim Avdyli dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu./Demokracia.com/

Të ngjashme