Sport
Trepça “blindon” edhe një tjetër basketbollist, marrëveshja bëhet zyrtare
Demokracia
19:56 | 18 Korrik 2022

Share:

KB Trepça ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe me basketbollistin, Andrew Gordon.

Basketbollisti i huaj do të jetë pjesë e “Minatorëve” edhe për një vit tjetër, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetet sociale.

Gordon ishte njëri nga basketbollistët më të dalluar te mitrovicasit në sezonin e fundit.

Qendra amerikane me Trepçën e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, teksa arritën edhe deri në finale të “Play-Off”-it në elitën e basketbollit kosovar./Demokracia.com/

Të ngjashme