Sport
Trepça ’89 triumfon në miqësore kundër ekipit nga Liga e Parë
Demokracia
16:30 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Trepça ’89 ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar të hënën kundër Ulpianës, ekip ky që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

“Minatorët” triumfuan 1:3 ndaj ekipit lipjanas në stadiumin “Sami Kelmendi”, shkruan Demokracia.com.

Fazliu, Fatty dhe Hasani realizuan golat e fitores për 89-shin në këtë sfidë kontrolluese.

Ekipet kosovare po e shfrytëzojnë pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar takime miqësore.

Kjo ndeshje nisi me një minutë heshtje në nderim të Erion Kajtazit, futbollistit mitrovicas që vdiq ditë më parë pas sulmit në zemër./Demokracia.com/

Të ngjashme