Sport
Trepça ’89 shkëput zyrtarisht kontratën me një futbollist të huaj
Demokracia
19:09 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Trepça ’89 dhe futbollisti Daniel Tette kanë ndërprerë bashkëpunimin, shkruan Demokracia.com.

Klubi mitrovicas ka njoftuar në faqen zyrtare se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Tette ishte pjesë e “Minatorëve” gjatë dy edicioneve të fundit, për çka 89-shi e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

“Faleminderit Daniel Tette. Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme”.

“Tettes i urojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë këtyre 2 sezoneve si pjesë e Minatorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar./Demokracia.com/

Të ngjashme