Sport
Trepça ’89 reagon pas humbjes me Drenicën: Referimi ishte skandaloz në Skenderaj
Demokracia
17:41 | 03 Prill 2021

Share:

Trepça ’89, ka pësuar një humbje të dhimbshme sot në Skenderaj ku u mposht nga Drenica me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja kishte peshë të madhe pasi të dyja skuadrat gjenden në një pozitë aspak të mirë në tabelë çka e rrezikojnë edhe rënien nga liga, kështu që pikët ishin me shumë vlerë.

Ka qenë në fund Drenica ajo që i mori të tria por në anën tjetër Trepça ’89 është ndarë e zhgënjyer me referimin madje duke e quajtur edhe skandaloz.

Ky është reagimi i plotë i KF Trepça ‘89

Referimi skandalozë në Skenderaj

Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën’89.

Ja edhe fotot ku shihet  qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.

Deri kur kështu le të jep shpjegim referi kryesor së bashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.

Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjës skandaloze të jepën intervistat e trejnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?

Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjyqtarët e ndeshjës.

M A R R E. /Demokracia.com

Të ngjashme