Sport
Trepça ’89 prezanton prurjen e re, bëhet fjalë për ish-futbollistin e Lazios
Demokracia
19:43 | 17 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Trepçës ’89 ka zyrtarizuar sot ardhjen e futbollistit me shumë përvojë, Luis Cavanda, shkruan Demokracia.com

Ish-futbolllisti i Lazios, Torinos, Trabzonsporit, Galatasarayt dhe Standard Lieges ka zbritur në Mittrovicë për ta ndihmuar skuadrën në pjesën e mbetur të kampionatit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i KF Trepça ‘89

BOOOOM

LUIS PEDRO CAVANDA

SUPER LAJMË

Klubi ynë ka bërë goditjën super big pas përfundimit të merkatos.

Cavanda tani është lojtari më i ri i “Minatorëve” dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme lojtari të arrit në Kosovë.

Cavanda është mbrojtës krahu i mirënjohur në futbollin Europian, ai ka luajtur për ekipet e mëdha Europiane si SS LAZIO, TORINO FC, SSC BARI, TRABZONSPOR, GALATASARAY, STANDARD LIEGE.

Ku gjatë karierës së tij ka regjistruar 80 ndeshje për SS Lazion, 8 për SSC Bari dhe 3 për Torino FC ku 53 nga këto ndeshje ishin për SERIA A ligën elitare Italiane pastaj kishte vazhduar karierën në superligën Turke ku u paraqit në 27 ndeshje për Trabzonspor dhe 13 ndeshje për Galatasaray dhe në fund në Standard Liege në superligën e Belgjikës ku pati 60 paraqitje, gjithashtu Cavanda është me origjin nga Beligjika ku u thërrit dy herë për të përfaqësuar kombëtarën e Belgjikës.

Me një karier shum të pasur në futbollin Europian Luis Pedro Cavanda ka arritu gjuhë të përbashkët me klubin tonë ku aventurën e ardhshme do ta kaloj në Kosovë.

Ky transferim nuk do të ishte i mundur pa ndihmesën e bashkëpuntorve tanë ‘Lions Sports AG Agency’ në Monako, pjesë e kësaj agjensi janë vllezërit e mirënjohur Kosovar Ymer dhe Enver Stanovci.

Luis Pedro Cavandës i urojmë mirëseardhje në klubin tonë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme