Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar është hapur sot me sfidën Arbëria – Trepça ’89, dy skuadra këto që po luftojnë për mbijetesë në Superligë, shkruan Demokracia.com.
Skuadra mitrovicase ka arritur të triumfoi me rezultat 0:1 për të marrë kështu një fitore të madhe dhe padyshim ndeshjet e radhës tash i pret shumë më e qetë.
Ka qenë Adenis Shala ai që vendosi gjithçka në këtë takim kur shënoi gol në pjesën e parë i cili edhe doli të jetë vendimtar.
Të kujtojmë se sfida u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë. Trepça ‘9 pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e pastë, ndërsa Arbëria është e parafundit me 27 pikë dhe do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën. /Demokracia.com