Një sfidë shumë e nxehtë dhe joshëse pritet të zhvillohet nesër në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ku ndeshen Drenica e Trepça ’89, shkruan Demokracia.com.
Ballafaqimi i takon javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe duke e parë pozicionin në tabelë, atëherë vend për kalkulime nuk ka dhe të dyja skuadrat hyjnë për pikë të cilat janë shumë të nevojshme në luftë për mbijetesë.
Trepça ’89 ka kryer sot stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje, derisa në stërvitje shihej një atmosferë e mirë në skuadër.
Ballafaqimi Drenica – Trepça ’89 luhet nesër nga ora 15:00. /Demokracia.com