Sport
“Treni i fundit” për Tottenhamin nëse e do Champions Leaguen
Demokracia
10:16 | 11 Prill 2021

Share:

Pas një sezoni me shumë ndryshime, herë formë të lartë e herë krizë të madhe, Tottenhami i Jose Mourinhos sot do të presë Manchester United në Londër, në sfidën më të rëndësishme të javës, që është edhe “treni i fundit” i zonës Champions për vendasit.

Një javë më parë djemtë e Jose Mourinhos nuk shkuan përtej barazimit 2:2 në transfertën ndaj Neëcastle, pasi pësuan dy gola naivë, që habitën jo pak edhe trajnerin portugez megjithatë sot kanë mundësi të ringrihen përballë “djajve të kuq”, shkruan Demokracia.com.

Me 8 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, Manchester United është në pozita komode në zonën Champions, pasi ruan vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Tottenham është i dënuar të fitojë pë të ruajtur hapin e Chelsea-t dhe Liverpoolit.

Në mbrëmje luhet ndeshja tjeter Sheffield United-Arsenal, një përballje pa ndonjë rëndësi të veçantë për të dy ekipet, pasi londinezët janë jashtë garës për një vend në kompeticionet evropiane. /Demokracial.com

Të ngjashme