Lajme
Treni godet veturën, lëndohet një person në Prishtinë
Demokracia
16:31 | 06 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Në person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një treni në rrugën “Berati” në Prishtinë.

Rastin për Demokraica.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Berati” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor./Demokracia.com/

Të ngjashme