Një persnon është lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një treni dhe një veture në Prishtinë.
Rreth orës 07:30 një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Dervish Çollaku, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtareve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Ahmeti.
Më tej, ajo tregoi se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rrugor./Demokracia.com/