Lajme
Treni godet një veturë në Klinë, lëndohen tre persona
Demokracia
11:21 | 24 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe treni në fshatin Videj në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë pasditen e së martës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një treni dhe si pasojë janë lënduar tre persona, të cilët siç thuhet në raport, kanë pranuar tretman mjekësorë, shkruan Demokracia.com.

“Fsh. Videj, Klinë, 23.03.2021-18:05. Është raportuar për një aksident trafiku në mes, një automjeti dhe treni. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  tre meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia më tej, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme