Auto&Tech
Trendi më i ri në Instagram është një tendencë për të ju vënë ‘në kurth’
Demokracia
23:38 | 04 Maj 2021

Share:

Trendi më i ri në rrjetin social Instagram është klikimi në highlights në adresën @pgtalal dhe zbulimi i një surprize jo dhe aq të këndshme.

Shumë persona në Twitter kanë shkruar komente si “Kërkoni @pgtalal në Instagram dhe klikoni në highlight-in e parë dhe shikoni se çfarë ndodh.” duke futur në kurth personat që nuk e dinin se çfarë i priste.

Mirëpo çfarë ndodh në të vërtetë?

Nëse ju kërkoni për përdoruesin @pgtalal, që ka mbi 36k followers në Instagram, dhe klikoni në highlight-in e parë, telefoni juaj do të ngrijë menjëherë. Mirëpo shumë persona po panikohen nga kjo situatë. Në të vërtetë, nuk ka asgjë për t’u trembur, pasi gjithçka që ju duhet të bëni për të rikthyer smartphone-in tuaj në gjendjen e mëparshme është vetëm një reboot.

Në iPhone, ju duhet të shtypni dhe ta lëshoni menjëherë butonin volume up, më pas shtypni dhe lëshoni menjëherë butonin volume down dhe në fund mbani shtypur butonin e ndezjes. Kur të shfaqet logoja e Apple, mund ta lëshoni butonin e ndezjes.

Të ngjashme