Lifestyle
Trendi “Botox në shishe” po çmend përdoruesit e TikTok: Largoni rrudhat me këta dy seruma
Demokracia
17:42 | 31 Korrik 2021

Share:

Nga trajtimet e akneve me ujë të kripur deri tek rritja e buzëve me vaj kanelle -TikTok duket se ka disi një zgjidhje për të gjitha nevojat tona të bukurisë.

Tani, truku më i fundit viral i bukurisë-i quajtur “botox në një shishe”-duket se ofron një zgjidhje me kosto të ulët për rrudhat, shkruan Demokracia.com.

Duke arritur mbi 12.4 milionë shikime deri më tani, metoda thjesht përfshin përzierjen e dy serumeve nga marka The Ordinary (the argireline 10% dhe matrixyl 10%).

Nëse e aplikoni këtë përzierje çdo ditë, thuani lamtumirë rrudhave pa pasur nevojë për gjilpëra, e këtë e ka dëshmuar një përdoruese e TikTok e cila për 4 javë ka arritur të largojë një rrudhë në ballin e saj.

Për të parë rezultatin klikoni KËTU.

Dhe nëse po pyesni se sa mund të ju kushtojë ky trajtim, është shumë më lirë se botoxi. Me më pak se 20 euro ju mund të largoni rrrudhat nga fytyra.

Një serum Ordinary- Agireline 10% kushton 7,20 euro ndërsa serumi Matrixyl 10% kushton 11,50 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme