Lajme
Tregu i punës, Banka Botërore: Përparimi në barazinë gjinore ka qenë i kufizuar
Demokracia
14:19 | 04 Maj 2025

Share:

Niveli i ulët i pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe pabarazitë gjinore vazhdojnë të jenë ndër pengesat kryesore për reduktimin e varfërisë, sipas raportit “Përshtatja për Rritje të Qëndrueshme”, i Bankës Botërore.

“Pavarësisht një prirjeje në rënie, varfëria mbetet e lartë dhe karakterizohet nga dallime të mëdha rajonale. Varfëria është më e përhapur te personat me arsim të ulët dhe familjet me fëmijë, ndaj përshpejtimi i akumulimit të kapitalit njerëzor mbetet një përparësi. Përparimi në barazinë gjinore ka qenë i kufizuar. Pjesëmarrja e ulët në fuqinë punëtore dhe punësimi, veçanërisht te gratë, mbeten pengesa kryesore për reduktimin e varfërisë”, thuhet mes tjerash në raport.

Sipas raportit, shkalla e punësimit në vend mbetet e ulët, nën 37 për qind, duke reflektuar probleme strukturore të thella, përfshirë pjesëmarrjen e ulët në tregun e punës, mospërputhjen e aftësive me kërkesat e tregut dhe pabarazitë gjinore.

Të ngjashme