Sport
“Tregoni respekt për Tiranën” – Ultrasit e Romës kanë një mesazh për tifozët që do udhëtojnë për finale
Demokracia
17:30 | 16 Maj 2022

Share:

Europa League e Romas duket se do të kalojë nga finalja e Conference League, edhe pse ne kampionatin e Serie A ka mbetur edhe java e fundit. Më datë 25 maj, Roma rikthehet të diskutojë një finale europiane pas plot 31-vitesh teksa në stadiumin Air Albania të Tiranës do të sfidojë holandezët e Feyenoord për trofeun e Conference League.

“Verdhekuqtë” në këtë ndeshje do të kenë edhe mbështetjen e një numri të lartë tifozësh që do të udhëtojnë nga Italia, teksa kërkesat për një biletë në tribunat e Air Albania janë të jashtëzakonshme.

Por, teksa përgatiten për një transfertë madhështore, ultrasit e Romës nëpërmjet një komunikate kanë bërë të qartë edhe rregullat që duhet të ndjekë secili prej anëtarëve. Nje paralajmerim ky qe duket edhe shenje qyteterimi ne nje fare menyre.

Një nga pikat që tërheq më së shumti vëmendjen është ajo ku theksohet se tifozët duhet të respektojnë qytetin që i mirëpret, pra Tiranën. Ndër të tjera, ultrasit e Romës kërkojnë nga anëtarët të jenë korrektë në stadium dhe jashtë impiantit.

“Roma jonë, pas 31 vitesh, kthehet për të luajtur një finale evropiane. Mund t’ju garantojmë se ata që do të jenë atje do të bëjnë gjithçka për të përfaqësuar edhe ata që për fat të keq nuk mund të jenë atje.

Kemi një takim me historinë dhe duhet të jemi të denjë për të. Tirana duhet të trajtohet në mënyrën e duhur, brenda dhe jashtë stadiumit, për arsye të dukshme. Disa rregulla të thjeshta që ju ftojmë të ndiqni:

Shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla; Mos sillni flamuj ose pankarta personale, materiali do t’ju ofrohet në vend. Pika e takimit për të shkuar në stadium do t’ju komunikohet më vonë; Tregoni respekt për qytetin që na pret”.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024