Juventusi e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit italian.
Në “Sardegna Arena”, Juventusi ishte mysafir i Cagliarit, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për javën e 27-të në Serie A i takoi mysafirëve me rezultat 1:3.
Tre golat për Juventusin i shënoi sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo në minutat ’10, ’25 dhe ’32.
Kurse, për Cagliarin golin e nderit e shënoi Simeone në minutën e 61-të.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në vendin e tretë në tabelë me 55 pikë të tubuara, kurse Cagliari në vendin e 17-të me 22 sosh. /Demokracia.com