Lajme
Tre të vdekur nga COVID në Shqipëri
Demokracia
17:30 | 06 Gusht 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri tre persona kanë humbur jetën nga COVID-19, kurse janë kryer 1, 975 testime, nga të cilat kanë rezultuar 831 qytetarë pozitivë me këtë virus.

Në gjithë vendin janë 7.671 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80-vjeç, një qytetar nga Elbasani 85-vjeç.

Janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305.745 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 316.976 raste me koronavirus, prej tyre 305.745 janë shëruar, 7.671 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.560 pacientë./Atsh/

 

Të ngjashme