Tre persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 776 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe, duke ulur numrin e infektimeve të reja brenda ditës.
Me 883 rastet e shërimit të regjistruara së fundmi, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 304.187.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar rënie në 7.596.