Lajme
Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me koronavirus
Demokracia
15:01 | 22 Shkurt 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor të situatës me koronavirus në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe tre persona si pasojë e koronavirusit, kështu duke e çuar në 1 mijë e 575 numrin e përgjithshëm të viktimave, raporton Demokracia.com.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu në 24 orët e fundit nga 3 mijë e 104 mostra të marra, 260 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

190 TË SHËRUAR DHE 260 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 260 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025