Lajme
Tre të vdekur dhe 189 raste të reja me COVID-19
Demokracia
14:59 | 24 Shkurt 2022

Share:

Tre persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Gjatë kësaj kohë janë raportuar edhe 189 raste të reja.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, janë shëruar 247 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 mijë e 749.

Kurse raste aktive në Kosovë janë gjithsejtë 2 mijë e 996 raste.

Të ngjashme