Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një vetëaksidenti që ndodhi mbrëmë në rrugën në rrugën Pejë-Deçan, përkatësisht në fshatin Raushiq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”, tha Gashi.