Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti në Lupç
Demokracia
10:06 | 10 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre perona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës.

Rreth orës 07:30, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në Lupç, ku për pasojë tre persona janë lënduar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar lajmin për Demokracia.com.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme