Lajme
Tre të lënduar në një aksident trafiku në “Bill Clinton”
Demokracia
21:19 | 14 Prill 2023

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policës së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme