Lajme
Tre të lënduar në një aksident në Podujevë
Demokracia
16:38 | 18 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Gllamnik të Podujevës, shkruan Demorkacia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka treguar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor si dhe me rastin po merret njësiti i trafikut. /Demokracia.com/

Të ngjashme