Në një aksident trafiku ka ndodhur në mes një kamioni dhe dy automjeteve në mëngjesin e të martës, autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës, tre persona kane pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 dhe magjistralja Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore të cilat edhe janë marrë me hetimet për shkaktarët e aksidentit. Rruga tani është liruar për qarkullim”, ka thënë Hoxha.