Lajme
Tre të arrestuar për narkotikë në Vushtrri e Mitrovicë
Demokracia
22:00 | 28 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës në Vushtrri dhe Mitrovicën e Jugut, sot në dy raste të ndara, ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Rasti i parë është realizuar në Vushtrri, ku nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar te të cilët është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.2 gramë.

Rasti tjetër është realizuar në Mitrovicën e Jugut, ku është arrestuar një person i dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 16 gramë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Të ngjashme