Lajme
Tre të arrestuar për krime të luftës në Kosovë, torturuan shqiptarët në Burgun e Prishtinës e Lipjanit
Demokracia
15:41 | 21 Prill 2025

Share:

Policia sot i ka arrestuar tre të dyshuar për krime të luftës në Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi.

Aksioni u zhvillua nga , Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot datë 21.04.2024 në koordinim me Prokurorin Speciale –Departamenti për Krime Lufte.

B.T, N.C (femër) si dhe M.I, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullatës civile.

“Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

“Të arrestuarit janë shoqëruar ne zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u
intervistuar. Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë”.

Të ngjashme